Përzgjedhje interesante nga Dallku, Nuhiu dhe Sopi: Ja 11-shet e tyre për formacionin e vitit në Superligë

Të premten do të mbahen mbrëmja e organizuar nga FFK për ‘Laureatët e vitit” ku zgjidhen më të mirët e futbollit kosovar.

Përveç lojtarit të vitit, interesim të madh sjell edhe formacioni më i mirë i Superligës, transmeton Gazeta Sheshi.

Ky formacion vjen nga trajnerët e 12 klubeve të Superligës që kanë të drejt vote, duke rreshtuar 11 më të mirët për një vit kalendarik.

Kështu ka votuar trajneri i Prishtinës,  Armend Dallku:

Florian Smakiqi, Besnik Krasniqi, Visar Berisha, Fidan Gërbeshi, Jackson Ferreira, Albert Dabiqaj, Muharrem Jashari, Blend Baftiu, Mendurim Hoti, Jean Carioca, Jetmir Topalli.

Kështu ka votuar trajneri i DritësArdian Nuhiu:

Visar Bekaj, Përparim Islami, Leutrim Bekteshi, Arbër Prekazi, Yll Hoxha, Diar Miftaraj, Endrit Krasniqi, Blendi Baftiu, Jean Carioca, Meriton Korenica, Kastriot Rexha.

Kështu ka votuar trajneri i Feronikelit, Agim Sopi:

Visar Bekaj, Armend Thaqi, Fidan Gërbeshi, Visar Berisha, Arbër Potoku, Behar Maliqi, Mentor Zhdrella, Blendi Baftiu, Jetmir Topalli, Arb Manaj, Xhevdet Shabani.