Skuadra franceze, Lyon ka bërë sot një paraqitje të jashtëzakonshme në Ligën e Kampionëve.
Ani se pas pjesës së parë ishte duke humbur me rezultatin 2-0 nga RB Leipzing, Lyon arriti të rikthehet në lojë duke barazuar në fund 2-2, përcjellë Gazeta Olle.
Ky barazim i ka siguruar kualifikim tutje Lyonit, por në fundin e ndeshjes në stadiumin ‘Olympique Lyonnais’ ka ndodhur diçka e papritur.
Një tifoz i kësaj skuadre është futur në fushë në fund të ndeshjes duke shfaqur një baner ndaj njërit prej futbollistëve të skuadrës së tij.
“Marcelo largohu nga klubi”, ishte mesazhi i këtij tifozi, duke e vendosur edhe një gomar në banerin e tij.
Lojtarët u përplasën me tifozët, pasi që ata e mbështetën shokun e ekipit.
Gjithsesi, pas disa minutash, situata u normalizua. /Gazeta Olle/
Alors que l’OL vient de se qualifier, un début de bagarre a éclaté entre certains joueurs de Lyon et des membres des Bad Gones. (???? @BilelGhazi) pic.twitter.com/NDOWQXWGle
— Passion Football Club (@PassionFootClub) December 10, 2019