Pasi transferoi dy futbollistë, Zidane e largon sot yllin e madh nga Reali (FOTO)

Real Madridi e ka një mundësi fantastike për të hequr qafe Fabio Coentraon. Pas një sezoni bosh dhe pa besimin e Zinedine Zidane, Coentrao pritet të largohet në verë.

Sipas informacioneve të fundit të gazetës portugeze “A Bola”, futbollisti kërkohet nga Sportingu i Lisbonës, përcjellë “Lajmi.net”.

Negociatat mes klubeve kanë nisur, ndërsa marrëveshja e Sportingut me futbollistin pothuajse është arritur.

14653141091590

 

Ndryshe, Jesus Vallejo është kthyer në Real Madrid pasi ishte i huazuar te Eintracht Frankfurt.

Skuadra gjermane ka njoftuar se futbollisti do të rikthehet në Spanjë pas një huazimi një vjeçar.

“Jesus Vallejo do të luajë në Real Madrid në vitet e ardhshme, pas një sezoni në skuadrën tonë”, thuhet në njoftimin e Frankfurtit.

Ndërkohë, sot edhe Wolfsburg ka njoftuar se Borja Mayoral është rikthyer te Real Madridi.

Edhe Mayoral do të rikthehet në Bernabeu pas një sezoni pozitiv te skuadra gjermane.