Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian në muajin mars.
Giresse në këtë grumbullim ka ftuar 26 futbollistë për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Andorrës.
Mirlind Daku është një nga emrat që mungon në këtë listë, edhe pse lojtari ishte i hapur të luante edhe për Kombëtaren e Shqipërisë.
Por pasi nuk u ftua nga Shqipëria, Daku nuk e pa vetën as te lista e Kosovës dhe ka ardhur reagimi i tij në Facebook.
Ai ka postuar një figurë duke qeshur dhe një tjetër me dorë në fytyrë, duke ironizuar me listën e Giresse.
Por pas shumë komenteve negative, Daku e ka fshirë statusin e tij.
Mbetet të shihet nëse në grumbullimet e ardhshme Daku do të ftohet nga Shqipëria apo Kosova, pasi sulmuesi në top formë me Muran nuk ia ka mbyllur dyert asnjërës. /Gazeta Olle/