Pos Januzajt, Evertoni do edhe Shaqirin

Pas interesimit për Adnan Januzajn, klubi i Premierligës, Everton, po shpreh interes edhe për një tjetër futbollist kosovar.

Bëhet fjalë për Xherdan Shaqirin, me mediat angleze që shkruajnë se Evertoni shumë shpejt do ta dërgojë ofertën zyrtare drejt Interit.

Pozita aktuale e Shaqirit te Interi nuk është aspak e mirë, andaj një ofertë e majme e klubit anglez do të ishte e parefuzueshme për klubin italian, sidomos pas goditjeve të fundit të zikaltërve në afatin kalimtar të verës. /Olle