Portugalia vuan në fund por merr një fitore të madhe ndaj Ganës

Portugalia e ka nisur me fitore të rëndësishme Kampionatin Botëror “Katar 2022”. 

Portugezët mposhtën Ganën me rezultat të ngushtë 3-2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e parë në Grupin H, shkruan Gazeta Olle.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, me kombëtaren afrikane të fokusuar maksimalisht në mbrojtje.

Në pjesën e dytë, në skenë doli Cristiano Ronaldo i cili shënoi penaltinë të cilën vet e fitoi, në minutën e 65-të.

Ganezët nuk u dorëzuan, duke barazuar pas tetë minutash rezultatin në 1-1, përmes Andre Ayew.

Megjithatë, portugezët u kundërpërgjigjën me dy gola të shpejtë nga Joao Felix (78′) dhe nga i sapo inkuadruari Rafael Leao (80′).

Gana arriti ta ngushtojë rezultatin në 3-2 me golin e Osman Bukari në minutën e 89′, por që ishte i pamjaftueshëm për të nxjerrë një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Tani Portugalia kryeson Grupin H si kombëtarja e vetme që ka arritur fitore, teksa Uruguai dhe Korea e Jugut kanë nga një pikë. /Gazeta Olle/ 

Kosova me pesë kombëtare të reja në arenën ndërkombëtare

Formacioni zyrtar i Brazilit në sfidën ndaj Serbisë