Portugalia e mposht me lehtësi Turqinë dhe kualifikohet në raundin tjetër

Portugalia ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndeshjen ndaj Turqisë e vlefshme për Grupin E, duke siguruar kështu kualifikimin në mesin e 16 kombëtareve më të mira.

Portugezët e nisën më mirë takimin duke diktuar tempon e ndeshjes dhe duke mbajtur pothuajse gjatë tërë kohës posedimin e topit.

Golin e epërsisë ata e gjetën në minutën e 21-të me anë të Bernardo Silvës i cili shënoi për 1-0 duke e lënë pa ndonjë mundësi reagimi portierin turk.

Ky gol nuk mjaftoi dhe Portugalia e gjeti edhe të dytin vetëm disa minuta më vonë pas një autogoli të shënuar nga Samet Akaydin në minutën e 28-të.

Me epërsi të dyfishtë të Portugalisë përfunduan 45 minutat e para të këtij takimi.

Në pjesën e dytë ra ritmi i lojës por që Portugalia gjeti edhe golin e tretë i cili ishte i fundit në këtë takim.

Në minutën e 56-të, Cristiano Ronaldo u gjend në një situatë ballë për ballë me portierin, por vendosi që të pasojë tek Bruno Fernandes i cili me lehtësi realizoi për 3-0.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit nuk pati më raste të mira shënimi dhe kështu Portugalia mori fitoren e cila i kualifikon ata në mesin e 16 kombëtareve më të mira.

Ndeshjen e fundit të fazës së grupeve Portugalia do ta luajë ndaj Gjeorgjisë, ndërsa Turqia do të ketë punë me Republikën Çeke.

“Williams dhe Yamal të jashtëzakonshëm, por ne duam fitore ndaj Spanjës” – Balliu flet për ndeshjen vendimtare në mediat spanjolle

Tjetër goditje e madhe nga Suhareka, zyrtarizojnë Jakup Berishën