Portugalia ‘dridhë’ Serbinë

Përfaqësuesja e Portugalisë ka arritur të triumfojë 2:1 në sfidën kundër Serbisë.

Portugezët fituan si vendas në këtë duel duke siguruar tri pikë të rëndësishme.

Ricardo Carvalho (10’) dhe Fabio Coentrao (63’) shënuan golat e kësaj fitoreje për Portugalinë, teksa për serbët shënoi Nemanja Matic (61’).

Portugalia tani ka nëntë pikë në pozitën e parë në Grupin I, dy më shumë se Shqipëria e Danimarka.

Serbia është e katërta me vetëm një pikë të fituar. Ndryshe, Shqipëria e kishte mposhtur 1:0 Portugalinë në udhëtim.