Porto mposht Baselin me katër euro-gola

Porto e ka shkatërruar Baselin e kosovarëve duke e mundur 4:0 në ndeshjen e kthimit në Portugali dhe kështu është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Golat për portugezët i shënuan Brahimi, Herrera, Casemiro dhe Aboubakar. Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka, nuk është se lanë gjurmë në këtë takim.