Porto nuk e ka ndërmend që ta shesë sulmuesin Jackson Martinez për një shifër të lirë, andaj ia ka vendosur gjigantit një shumë vërtetë monstruoze.
Klubi portugez i ka kërkuar Romës 35 milionë euro, nëse ajo dëshiron ta transferojë Martinezin në afatin kalimtar të verës.
Gjithsesi, një shifër e tillë është e papranueshme për klubin verdhekuq, që nuk guxon të rrezikojë me një transferim tjetër të madh, pas dështimit të Manuel Iturbes, që u ble po ashtu për gati 30 milionë euro. /Gazeta Olle