Skuadra portugeze është e dyta në Grupin B me pesë pikë, derisa ekipi spanjoll ka katër pikë (aq sa ka Milani ne vend të tretë) dhe qëndron në pozitën e fundit.
Fitorja është e nevojshme për të dyja ekipet, por derisa Porto e siguron kualifikimin me triumf, Atletico duhet ta presë edhe rezultatin e ndeshjes ndërmjet Rossonerëve dhe Liverpoolit.
Trajnerët Sergio Conceicao dhe Diego Simeone i kanë caktuar taktikat e tyre për këtë sfidë vendimtare.
Formacionet zyrtare:
Porto: Diogo Costa; João Mário, Mbemba, Pepe, Zaidu; Luis Díaz, Grujic, Vitinha, Otávio; Taremi, Evanilson
Atletico Madrid: Oblak; Marcos Llorente, Vrsaljko, Hermoso, Carrasco; De Paul, Koke, Kondogbia, Lemar; Griezmann, Luis Suárez.