Portland nuk ndalet

Damian Lillard dhe LaMarcus Aldridge, dyshja e ëndrrave udhëheq Portland Trail Blazzers drejt një tjetër suksesi në NBA. 31 pikë dhe 7 asiste koleksionoi Lillard në fitoren 110-99 të Portland përballë Sacramento Kings ndërkohë që Aldridge shtoi 26 pikë si dhe u tregua thjeshtë fenomenal poshtë koshit teksa zotëroi 15 rebound.

Ky ishte suksesi i 3-të radhazi për Portlandin dhe i 39-ti sezonal me ekipin nga Oregoni që pas kësaj fitoreje blindoi vendin e 4-t në klasfikimin e konferencës së Perëndimit.

Në ndeshjet e tjera të NBA spikat fitorja e 5-t radhazi e Houston Rockets. Skuadra teksane mposhti pas një ndeshjeje dramatike ku u nevojit edhe koha shtesë Cleveland Cavaliers me rezultatin 105-103. Lebron James edhe pse rezultoi pikëshënuesi më i mirë mbi parket me 37 pikë gjithsej u bë protagonisti negativ për Cleveland sepse kur kishin mbetur edhe 4.2 sekonda lojë nga përfundimi i kohës shtesë gaboi dy gjuajtje të lira që nëse do ti kishte shënuar do ti kishte cuar shifrat në 105-104 në favor të Cavaliers. Një Stephen Curry në superformë udhëhoqi Golden State Warriors drejt një tjetër suksesi. Falë 37 pikëve të realizuara nga ylli i saj skuadra e drejtuar nga trajneri Steve Kerr mposhti me rezultatin 106-101 Boston Celtics brenda në Massacusets.