Portland lehtë ndaj Danverit

Portland Trail Blazzers nuk ndalet. Skuadra e drejtuar nga trajneri Terry Sotts koleksionoi fitoren e tretë radhazi në NBA, pasi mundi në Moda Center të Oregonit 120-114 Denver Nuggets. LaMarcus Aldrige shkëlqeu edhe njëherë tjetër mbi parket duke realizuar plot 32 pikë ndërkohë që ndihmoi Portlandin edhe me 11 rebound dhe 2 asiste.

Në ndeshjet e tjera të NBA spikat fitorja e 9-të radhazi e Golden State Warriors. Skuadra nga Oakland kaloi pa shumë vështirësi në Bradley Center të Winsconsinit vendasit e Milwaukee Bucks me rezultatin 108-95 falë edhe 25 pikëve të realizuara nga Stephen Curry. Të thjeshtë e pati edhe Chicago Bulls përballë New York Knicks. Në Ilinois 6 herë kampionët e Nba të udhëhequr edhe nga malazezi Nikola Mirotic që shënoi në total 24 pikat fituan me shifrat e thella 111-80.