Portieri më i mirë dhe më i dobët në Serie A

Ani pse po kontestohet shumë në klubin e Romës, portieri i verdhekuqëve, Morgan De Sanctis, është gardiani me më së shumti pritje këtë edicion në Serie A, transmeton Gazeta Olle.

Ai i ka pritur 79.41% të goditjeve të kundërshtarëve, duke u bërë portieri me statistikat më të mira në Itali. Në vendin e dytë është Bizarri i Chievos me 77.36% ndërsa pason Buffon i Juventusit me 77.08%.

Befason për të keq Samir Handanoviç i Interit, që renditet në pozitën e 17-të me 63.86% ndërsa i parafundit është Rafaeli i Napolit me 61.54%. /Gazeta Olle