Portieri lë fushën dhe grushtohet me tifozin (VIDEO)

Lë fushën e lojës për t’u përleshur me një tifoz në tribuna. Kjo është ngjarja e pabesueshme që vjen nga ligat e ulëta të futbollit Anglez, ku portieri Rob Tolfrey zgjodhi grushtet për t’i qëruar hesapet me një tifoz, shkruan Gazetaolle.com. 

Gardiani i skuadrës së Kingstonian e bëri një gjë të tillë pasi i kaloi edhe reklamat, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i futbollistëve tjerë, të cilët u përpoqën që t’i ndanin palët që po grushtoheshin.

Për këtë rast është njoftuar edhe Policia, e cila ka nisur hetimet për të kuptuar se kush në të vërtetë e ka nisur këtë incident.

Skuadra e Tolfreyt, Kingstonian, e humbi këtë ndeshje në shtëpi me rezultat 2:1 nga skuadra e Bognor Town. /Gazeta Olle