Portieri i Santosit vjen me dy pritjet e vitit

Portieri i skuadrës së Santosit, Vladimir, ka treguar reflekse të jashtëzakonshme në ndeshjen që skuadra e tij e zhvilloi kundër Corinthiansit, në kuadër të ligës së futbollit brazilian.

Ai priti dy goditje të njëpasnjëshme të Corinthiansit, duke i kompleksuar ata pafundësisht dhe duke e habitur njëkohësisht edhe të gjithë stadiumin. Pritjet e tij janë bërë hit në internet. /Gazeta Olle