Portieri i Partizanit e kishte harruar fanellën

Një vaki e rrallë ndodhi në ndeshjen e Ligës së Evropës, mes Partizanit dhe norvegjezëve të Stromsgodsedit.

Partizani e kishte paraqitur se portieri i tyre, Albano Hoxha do të luajë me fanellën jeshile, mirëpo një gjë e tillë nuk kishte ndodhur, pasi ai nuk e kishte fanellën me vete.

Hoxha kishte veshur fanellën e njëjtë me të kundërshtarit, për çka ishte dashur që në fillim të pjesës së dytë ta ndërrojë atë, pasi një nga personat e klubit të Partizanit kishin shkuar në hotel për t’ia marrë fanellën.

albanii