Betim Berisha është njëri ndër portierët më të talentuar kosovar ndërsa ka qenë pjesë e grupmoshave të Përfaqësueses së Kosovës.
Ai është tubuar edhe nga Albert Bunjaku për Përfaësuesen e Kosovës në ndeshjen historike kundër Omanit ku Kosova e arriti fitoren e parë (1:0).
Berisha për disa ditë do të jetë në prova të skuadra e Serie A, Sassuolo, transmeton Gazetaolle.com.
Shpresojmë që me talentin e tij Berisha do t’i bindë krerët e skuadrës italiane për të qëndruar në kët skuadër që këtë vit kishte paraqitje të mirë.