Prishtina ka qenë në kërkim të një portieri tash e një kohë, ndërsa tani ka mbetur vetëm zyrtarizimi nga ana e kryeqytetasve në faqen e tyre.
Por, një gjë është e sigurt, gardiani i Kosovës, do t’i mbroj ngjyrat e skuadrës bardhekaltër për edicionin e ri.
25 vjeçari ka arritur marrëveshje tre vjeçare (2021-2024) me Prishtinën, ku pritet të jetë portieri i parë, duke i lënë prapa Ardit Nikën e Egland Haxhon.
Më parë portieri nga Pozherani ka mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrave të ndryshme si Vllaznia Pozheran, Hajvalia, Drita, Narva Trans dhe së fundmi pjesë e Olimpic Donetsk.
Halimi njihet si portier shtatlartë pasi ka gjatësi prej 204 cm.