Portieri i Kombëtares me zemër të madhe bamirësie

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, së bashku me Sidrit Bejlerin, artistin e mirënjohur dhe anëtarin e jurisë së “The Voice of Albania”, morën pjesë në programin e përjavshëm “100 milionë” në Top Channel.

Ata arritën që në fund të programit të fitonin 12.5 milionë lekë të vjetra të cilat do të shkojnë të gjitha për bamirësi.

Me përfundimin e emisionit deklaruan se kishin vendosur t’i jepnin paratë që do fitonin për Qendrën Shtetërore të Fëmijëve me Autizëm.

Një gjest human i dy personazheve të njohura, që meriton vlerësimet e të gjithëve.

albani 22