Portieri i dytë i Realit vjen me festën e vitit (FOTO)

Real Madridi fitoi ndaj Juventusit në finalen e Ligës së Kampionëve me rezultat të thellë, 4:1. 

Pak sekonda para përfundimit te banka rezervë u shfaq dikush, i cili sinjalizonte 12 minuta lojë shtesë.

Por, e gjitha kjo ishte në formë të shakaje pasi ai ishte portieri i dytë i Realit, Kiko Casilla, i cili me numrin 12 simbolizonte 12 titujt që kanë fituar në garën më të madhe evropiane për klube.

Real Madridi bëhet me këtë rast edhe klubi i parë që e fiton Ligën e Kampionëve dy herë radhazi.

Kjo vlen që kur kjo garë ka formatin e tanishëm.

Pas ndeshjes, Casilla bëri një festë më formale, duke pozuar me trofeun e çmuar.