Portieri e godet kundërshtarin në stilin “kung fu”, e lë atë pa frymë (VIDEO)

Pozita e portierit është mjaft e vështirë, delikate dhe me plot përgjegjësi.

Për shkak të daljeve të tyre dhe përballjeve me kundërshtarët, portierët pësojnë lëndime kohë pas kohe gjatë ndeshjeve.

Por, në rastin tonë, ishte portieri ai që i shkaktoi lëndim kundërshtarit.

Dhe, më e keqja është se këtë gjë e bëri me qëllim.

Pasi e priti topin, portieri në fjalë e bëri një rrotullim akrobatik për ta goditur me shqelma në trup lojtarin kundërshtar si të ishte një garues i sporteve luftarake.

“Viktima” e këtij rasti përfundoi në tokë dhe mezi merrte frymë, ndërsa pati nevojë për intervenimin e stafit mjekësor.

Ky stil “kung fu”, i ndodhur në futbollin afrikan, është bërë viral.

Sigurisht, kjo ndërhyrje “killer” duhet të dënohet.

Të dielën dalin në shitje biletat për ndeshjen e kthimit Drita – Inter Turku, këto janë çmimet

Pezullohet transferimi i Vedat Muriqit te Club Brugge, sulmuesi nuk doli mirë në testet mjekësore