Portën e cilës skuadër do ta ruajë portieri më i mirë për edicionin e kaluar?

Granit Kolshi ishte njëri nga më të merituarit për suksesin historik të Feronikelit, të cilët në edicionin e kaluar fituan titullin e kampionit dhe DigitAlb Kupën e Kosovës.

Si shumë të tjerëve, edhe atij i ka skaduar kontrata dhe ende nuk ka vazhduar me ‘Niklin’.

“Jam në bisedime me Feronikelin dhe me disa skuadra tjera, mirëpo ende nuk kam arritur marrëveshje. Besoj se të martën do të dihet gjithçka”, deklaroi Kolshi për GazetaOlle.com.

Feronikeli deri më tani zyrtarisht ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me Behar Maliqin dhe Xhevdet Shabanin.