Ponte Prizreni – Peja: Dalin pamjet e rënda të rrahjes masive (Video)

Kur po zhvillohej ndeshja e fundit e gjysmëfinales së “Play-off”-it mes Ponte Prizrenit dhe Pejës, ka ndodhur një rrahje masive.  

Në “Sezai Surroi” pjesa e parë ka përfunduar 48-49 në të mirë të mysafirëve, mirëpo me t’u mbyllur kjo pjesë ka ndodhur incidenti.

Ishte skuadra pejane që njoftoi përmes një postimi se pas përfundimit të pjesës së parë, janë sulmuar nga shikuesit dhe një pjesë e stafit, shkruan Gazeta Olle.

Ndërsa tashmë janë publikuar edhe pamjet nga kjo ngjarje e rëndë.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur ta pezullojë ndeshjen për një kohë të pacaktuar.

/Gazeta Olle/