Ponte Prizreni angazhon një basketbollist amerikan

Amerikani, Landon Taliaferro është përforcimi më i ri i Ponte Prizrenit që bën gara në Superligën e Kosovës në basketboll.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, duke shkruar se ka angazhuar amerikanin Taliaferro (193 centimetra), i cili luan në pozitat 2 dhe 3.

Sipas klubit prizrenas, Taliaferro është zëvendësues i Jeremiah Paige, i cili u largua javë me parë shkak thyrjes së disiplinës.

Basketbollisti amerikan së fundmi ishte pjesë e ekipit Amicale Steinsel në Luxemburg, ku kishte një mesatare prej 29 pikësh për ndeshje.

Ponte Prizreni nuk do të ndalet me kaq, pasi ka njoftuar se nesër do ta prezantojnë transferin me përvojë nga ligat e Francës, Gjermanisë, Greqisë, ABA Liga dhe Eurocup.