Polonia rrëmben tri pikë të arta ndaj Shqipërisë, por ëndrra për kualifikim në Botëror vazhdon

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Polonia në “Air Albania”.

Ndeshja nisi e braspeshuar me të dyja kombëtaret që sulmoheshin në kundërsulme, dhe ishin të vëmendshme në mbrotje duke marrë parasysh rëndësinë e këtij dueli.

Rastin më të mirë në këtë pjesë të parë e pati Polonia përmes Adam Buksa në min e 15′, megjithatë në vend ishte Etrit Berisha.

Edhe vendasit u munduan të sulmonin, por pa sukses kështu pjesa e parë u mbyll 0-0.

Edhe pjesa e dytë nisi në mënyrë të njëjtë me pak raste shënimi, me Poloninë që ishte për një nuancë më e mirë.

Ishte minuta e 77′ kur u zhbllokua ndeshja, Karol Swiderski i dha epërsinë ekipit të tij 0-1.

Pas këtij goli gjërat eskaluan pasi tifozët shqiptarë hodhën gjësende në fushë në drejtim të goalshënuesit Swiderski dhe ndeshja u ndërprit për disa minuta.

Kosova mposhtet nga Gjeorgjia në “Fadil Vokrri”

Challandes pas humbjes nga Gjeorgjia: Performanca nuk ishte e keqe, ekipi luajti mirë