Sylvinho ka vendosur në lidhje me formacionin zyrtar të Shqipërisë në takimin ndaj Polonisë në Varshavë.
Mes shtyllave do të jetë Thomas Strakosha. Mbrojtja do t’i besohet Marash Kumbullës dhe Enea Mihajt në qendër, ndërsa krahët Ivan Balliut dhe kapitenit Elseid Hysaj. Treshja e mesfushës do të formohet nga Klaus Gjasula, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani. Sokol Cikalleshi do të jetë në majën e sulmit.
Kavajasi do të mbështetet nga krahët nga Myrto Uzuni dhe Jasir Asani. Shqipëria është pjesë e grupit E. Përveç polakëve, rivalët e tjerë do të jenë Çekia, Moldavia dhe Andorra.
Formacionet zyrtare: