Policia tregon se si ndodhi rrahja e referit në ndeshjen e Ligës së Parë

Dhuna në futbollin kosovar assesi të ndalet. Në ndeshjen e Ligës së Parë, Vitia – 2 Korriku ka shpërthyer “dajaku”.

Pas ndeshjes është rrahur keq gjyqtari Fatmir Tahiri nga ana e kryesisë së Vitisë dhe shtabi teknik i këtij ekipi.

Pas takimit është arrestuar nga Policia e Kosovës, trajneri i Vitisë, Milaim Zuzaku.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka zhvilluar një bisedë me “Zeri.info”, teksa ka dhënë disa detaje për ngjarjen e sotme.

Deri tani janë ndalë vetëm dy persona të cilët janë duke u intervistuar në stacionin policor në Viti. Incidenti ka ndodhur në mbarim të ndeshjes. Të pakënaqur me gjasë me referimin, disa persona janë përfshirë në incident. Tani nuk e dimë ende saktë se a do të ndalen ata ose jo, pasi në këtë fazë janë duke u intervistuar. Edhe sigurisht më vonë do të jetë një raport gjithëpërfshirës”, ka thënë Hashani.