Policia i bëri për “kryp e kep” futbollistët në Shqipëri (FOTO)

 Dhunë në futbollin shqiptar. Këtë herë jo mes lojtarëve apo tifozëve, por është policia shqiptare ajo që ka ushtruar dhunë ndaj skuadrës së Turbinit, që garon në ligat e ulta të Shqipërisë.

Fotot, të cilat po qarkullojnë nëpër internet, tregojnë më së miri atë që ndodhi në takimin me Besën e Kavajës.

Takimi ishte ndërprerë, kurse vlente për qëndrim në Kategorinë e Parë. Pas takimit në Komesariatin e Durrësit u shoqëruan 9 futbollistë të Turbinit, të cilët u përplasen me policinë edhe në fushë, pas ndërprerjes së takimit. (Gazeta Olle)

policia policia2