Policia e Kosovës jep detaje për ndalimin e Agim Ademit: Nuk ka urdhër arrest, me urdhër të prokurorit është liruar

Gjatë ditë së sotme kishte raportime se kreu i FFK-së, Agim Ademi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, por këta të fundit e kanë mohuar këtë gjë.

Sipas tyre, Ademi, është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është lënë i lirë.

Nuk është bërë e ditur arsyeja e intervistimit të Ademit.

“Policia e Kosovës, sot në orët e pasditës ka intervistuar në stacion policor një person/zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar”.

“Ndërsa raportimi në media për kinse arrestimin e kreut të FFK-së nuk qëndron dhe se nuk ka ndonjë urdhër arrest siç raportohet, por të njëjtit i është lënë një ftesë për tu paraqitur në polici për intervistim gjatë ditës së nesërme”.

“Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Javë më parë Agim Ademi është liruar nga akuzat për deyrim në bashkëkryerje. Ademi dhe Rama akuzoheshin se në vitin 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar të dëmtuarin Dritëro Kadolli, duke i kërkuar të japë 30 mijë euro ose një “BMW X5”.

Muriqi: Izraeli dhe Zvicra janë rivalët më të fortë në grup

Bashkimi dhe Prishtina shënjonë fitoret e para në Play Off