Policia Bashkiake ka zbarkuar për kontroll në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit. Nuk dihen ende shkaqet se përse Policia Bashkiake po bën kontrolle në zyrat e FSHF-së.
Së fundmi ka një konflikt mes Bashkisë Tiranë dhe kreut të FSHF-së Armand Duka i cili kërkon mandatin e gjashtë në krye të shtëpisë së futbollit shqiptar.
Në media FSHF publikoi një audio-përgjim të bërë në mbledhjen e anëtarëve të komunitetit të futbollit dhe Shoqatës Rajonale Tiranë, të drejtuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Më pas, një sasi e vogël tritoli shpërtheu në banesën e Dukës në Durrës.
I pyetur nëse ka ndikuar konflikti dhe skandali i audio-përgjimit që u publikua nga FSHF-ja, Duka tha se gjithçka ia lë në dorë drejtësisë dhe ironizoi policinë e shtetit.