Policët e Rahovecit

Duket se ishte ndeshje aq relaksuese, sa që katër policët që ishin në stadium për ta mbajtur rendin u ulën në bankinë për ta shikuar atë. Ngjarja simpatike ndodhi në stadiumin e Rahovecit, ku u zhvillua ndeshja ndërmjet kësaj skuadre dhe Kosovës së Prishtinës në kuadër të Ligës së Parë.

Lexuesit e Gazetës Olle e kanë dërguar foton në redaksinë tonë ndërsa takimi në Rahovec përfundoi baras, 1:1.