Pogba në Spanjë?

Në ditët e ardhshme mund të kemi një transferim të Florentin Pogbas në Spanjë.

Florentin Pogba është 24-vjec dhe është vëllai i madh i Paul Pogbas së famshëm.

Siç është raportuar sot nga ‘Estadio Deportivo’, qendërmbrojtësi është shumë afër të kalojë te Sevilla nga Saint-Etienne.

Lojtari ka kaluar një sezon të mirë te ekipi francez dhe ka realizuar një gol në 24 paraqitje. Lojtari shquhet për lojën e tij në ajër dhe gjithashtu mund te luaj edhe ne krahun e majtë.