Pogba i thotë ‘po’ kësaj skuadre

Paul Pogba i thotë po Barcelonës. Për të parën herë gjatë këtyre muajve të fundit Barca shpreson se mund të firmosë me mesfushorin francez të cilin në Katalunjë e konsiderojnë si pasuesin ideal të kapitenit legjendar Xavi Hernandez, të paktën kështu raporton e përditshmja katalanase Sport.es. Kontaktet e fundit që ka patur Barcelona me menaxherin e futbollistit Mino Raiola kanë qenë pozitive dhe mesa duket Pogba e ka pranuar Spanjën si destinacionin e tij të ardhshëm.

Bisedimet mes palëve vazhdojnë edhe pse 22-vjecari nuk dëshiron të marrë një vendim për të ardhmen e tij përpara finales së Championsit që do të zhvillohet 6 Qershorin e ardhshëm në Berlin. Por për të mbërritur te Pogba, Barca duhet të bëjë një sakfrificë të madhe ekonomike pasi Juventusi kurrësesi nuk e lejon largimin e talentit të tij për një shumë më të ulët se 80 milionë Euro. Përvec kampionëve të Spanjës për futbollistin interesohen edhe shumë klube të tjera të njohura si Reali i Madridit, Paris Saint Germain Manchester City dhe Chelsea, gjithsesi dëshira e Pogba-së do të jetë ajo që do të vendosë në këtë intrigë të madhe të merkatos.

Te Barca janë të bindur për ok-in e futbollistit por tashmë mbetet për tu kënaqur  Juventusi që është edhe klubi që ka në pronësi kartonin e 22-vjecarit me një ofertë sa më të lartë. Duke qënë se Barcelona nuk mund të veprojë në merkato gjatë kësaj vere fakti që bardhezinjtë mund tia shesin Pogbanë katalanasve dhe mund ta mbajnë atë në ekip edhe për një tjetër sezon favirizon blaugranat në këtë operacion merkatoje. Gjithcka mund të mbyllet këtë verë por me shumë mundësi për të parë djaloshin e artë të mbajë veshur fanellën e skuadrës së tyre tifozët e Barcelonës duhet të presin sezonin 2016-2017.