Podolskin e duan në Turqi

Sulmuesi Lukas Podolski kishte vendosur për të lënë Londrën, saktësisht Arsenalin për Stambollin në janar, sipas Abdurrahim Albayrak, i cili është anëtar i bordit të gjigantëve turq nga Superliga, Galatasaray.

“Ne ramë dakord për kushtet me Podolskin gjatë afatit kalimtar dimëror por vendimi që nuk lejonte më në skuadër lojtarë të huaj e bëri të pamundur këtë transferimin. Tani do të provojm përsëri në verë”, ka deklaruar Albayrak.