Pochettino: Kush është Federata Shqiptare e Futbollit? Unë njoh vetëm Sylvinhon dhe Zabaletan

Mauricio Pochettino ka thënë se Armando Broja nuk është ende gati për të qenë pjesë e skuadrës së parë të Chelseat për këtë sezon.

Pas dëmtimit të gjatë që e mbajti prej muajsh jashtë, sulmuesi i Shqipërisë duhet të presë edhe pak ditë.

Mediat në Angli e kanë pyetur trajnerin e Chelseat në lidhje me Armando Brojën, për të cilin presidenti i FSHF-së, Armand Duka, kishte thënë se pritet të rikthehet shpejt në fushë.

Pochettino nuk i ka kursyer edhe notat e humorit në konferencë, duke pyetur edhe se kush është Federata Shqiptare e Futbollit.

“Armando Broja, shefi i Federatës Shqiptare tha se Armando Broja do të jetë në stol të shtunën”, ishte pyetja e gazetarit.

“Kush e tha këtë? Kush është Federata Shqiptare? Presidenti, trajneri? Nuk e kam dëgjuar. Ka respektin tim. Njoh Sylvinhon dhe Zabaletan, trajnerët në Shqipëri dhe kam një marrëdhënie të mirë, por jo, jo ende, jo ende”, ka thënë Pochettino.

Trepça triumfon në derbi dhe siguron biletën për finale

Shumë ekspertë në Gjermani mendojnë njëzëri: Xhaka mesfushori më i mirë në Bundesliga