‘Po vazhdon krimi i organizuar’

Trajneri i Hajvalisë, Ismet Munishi ka reaguar fuqishëm lidhur me ndeshjen Besa – Istogu (1-0).

Sipas Munishit, skuadra nga Peja e fitoi këtë takim me ndihmën e gjyqtarëve. “Besa ka fituar me ndihmën e gjyqtarëve, dhe ky është krim i organizuar sipas meje. Është dëmtuar Istogu, të shohim kush është viktima a e radhës. Po vazhdon krimi i organizuar dhe jam duke e përgatitur një material me inxhizime, të cilin do ta prezantojë në emisione televizive”, ka thënë Ismet Munishi për sportal.al.

Tutje, Munishi shtoi se Federata e Futbollit të Kosovës është e lidhur edhe me politikën. “Ky klan është shumë i fuqishëm dhe sigurisht e kanë ndonjë njeri të fortë në politikë”, përfundoi Munishi, i cili ditë më parë është pezulluar nga FFK-ja për katër muaj, me pretekstin se i ka sulmuar gjyqtarët në ndeshjen Hajvalia – Besa.