Po ‘tutet’ Lahm

Kapiteni i Bayern Munichut, Philipp Lahm ka identifikuar tre kundërshtarët më të mëdhenj të skuadrës së tij në luftë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Ylli gjerman beson se dyshja nga La Liga, Real Madrid e Barcelona, së bashku me liderin e Premierligës, Chelsea, janë rivalët kryesorë në Bayern Munichut, në garë për trofeun kontinental.

“Reali humbi 4:0 nga Atletico Madrid, por vazhdon të paraqitet mirë, sidomos në Ligën e Kampionëve”, deklaroi Lahm për të përditshmen gjermane “Bild”.

“Pastaj, aty është Barcelona, skuadër gjithnjë e rrezikshme. Njësoj sikurse edhe Chelsea, që është lider në Premierligë”, u shpreh ai.