Po shtëtiste qentë e tij, Igli Taren e sulmon pitbulli – kjo është gjendja e tij

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka përjetuar momente të frikshme të mërkurën e kaluar në lagjen e tij në Romë, pranë Formello, qendrës stërvitore te Lazios.

Teksa vlonjati po shëtiste dy qentë e tij, një tjetër qen i racës pitbull, i cili i kishte ikur të zotit të tij, e ka sulmuar drejtorin e kryeqytetasve, duke i shkaktuar plagë të lehta.

Gjatë sulmit gjithashtu njëri prej qenve të Tares ka ngordhur dhe tjetri ka pësuar plagë të rënda.

Ish-sulmuesi i Kombëtares mësohet se ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj pronarit të qenit të racës pitbull.