Po shkëlqen te Southampton, Chelsea shtyn të ardhmen e Brojës për në verë

Chelsea ka shtyrë të ardhmen e Armando Brojës deri në fund të sezonit. Sulmuesi i huazuar aktualisht te Southampton po shkëlqen këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e të paktën gjashtë klubeve në Premier Ligë që interesohen për shërbimet e talentit 20-vjeçar të kombëtares shqiptare.

Autori i pesë golave në Premier Ligë me “Shenjtorët” në 18 ndeshje dëshiron më parë që të sigurojë mbijetesën me skuadrën e Ralf Hazenhytelit përpara se të vendosë për të ardhmen e tij.

Ndërkohë që Chelsea i ka të gjitha opsionet e hapura, por nuk do të nxitohet. Southampton është në radhën e parë të kandidatëve për ta transferuar nga “Stamford Bridge”.

Por me lojtarin premtues, i cili ka një kontratë deri në vitin 2026, kampionët e Europës do të presin sipas “Mirror”-it.

Lëndimi i rëndë, nuk e ndau Robert Gjerajn nga “dashuria” e dy dekadave

Gazetari shpalos detajet e vdekjes tragjike të futbollistit shqiptar