Po shkëlqen te Drita, Muharrem Jashari: I lumtur që jam pjesë e kësaj familje

Padyshim se ndër më meritorët për paraqitjen e jashtëzakonshme të Dritës në Evropë, është edhe Muharrem Jashari.

Transferimi i ri i Dritës po del të jetë ndër ‘goditjet’ më të qëlluara në vitet e fundit në futbollin kosovar, pasi 10-shi i ri i bardhekaltërve ka tejkaluar çdo pritshmëri me performancat e tij, shkruan Gazeta Olle.

Mesfushori është mbushur me lavdata nga “Intelektualët”, por edhe nga futbolldashësit.

Jashari ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, duke treguar se ndihet i lumtur që është pjesë e nënkampionit të Kosovës.

“Shumë i lumtur që jam pjesë e kesaj familje.FC DRITA”, ka shkruar ai.
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona

Gjilanasit u eleminuan mbrëmë nga Liga e Konferencës, megjithatë u treguan të jashtëzakonshëm ndaj gjigantit holandez, Feyenoord.

Pas barazimit 0-0 në Prishtinë, bardhekaltrit u mposhtën 3-2 në Rotterdam, duke pranuar gol në minutën e fundit të ndeshjes dhe duke e humbur epërsinë prej 1-2 të pjesës së parë. /Gazeta Olle/

U eliminuan nga Liga e Konferencës, Shkëndija dhe trajneri Ernest Gjoka ndajnë rrugët

Atleti kosovar Musa Hajdari garon nesër në Lojërat Olimpike, kjo është koha e garës së tij