Jasir Asani ishte një nga lojtarët e larguar nga Partizani në merkaton e verës.
Sulmuesi i njohur po aktivizohet rregullisht në ndeshjet e fundit te skuadra e Kisvardës.
Fillimisht pati aludime se ai mund të rikthehet sërish te Partizani në merkaton e janarit. Por, së fundmi karriera e mëngjërashit ka marrë kthesë të madhe.
Burime të besueshme pranë lojtarit tregojnë se disa skuadra kanë shfaqur interes për shërbimet e tij. Janë ekipe të njohura europiane që janë gati të shpenzojnë për 26-vjeçarin.
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut ka arritur të realizojë 1 gol me Krisvardën në këtë edicion futbollistik.