Leon Dajaku, ka zgjedhur Kosovën për pushimet e funditvitit.
Futbollisti që këtë javë debutoi në Bundesligë te skuadra e madhe gjermane, Bayern Munchen, aktualisht po shijon pushimet në vendlindjen e prindërve të tij, përcjellë Gazeta Olle.
E një pritje speciale do ta ketë nesër, pasi tifozët kosovarë të Bayernit kanë angazhuar një takim me të.
Njoftimi i tyre:
Fanklubi “Bavarezët Kosovarë” fton futbolldashësit në përgjithësi, e ata të Bayernit në veçanti në takim me Leon Dajakun, lojtar i FC Bayern München.
Takimi mbahet nesër (e enjte) në Premium Sports Bar me fillim nga ora 16:30.
Siç edhe jeni të informuar Leoni luajti pak minuta në ndeshjen e fundit kampionale, Bayern Munchen – Wolfsburg, kurse goli i tij me skuadrën e dytë bavareze në Ligën e 3-të u shpall “Goli i Muajit” në tetor të këtij viti./Gazeta Olle