Po punohet në tribunën ku “Intelektualët” dhe “Skifterat” për vite me radhë dhuruan spektakël, pamje nga punimet e fundit

Stadiumi i qytetit të Gjilanit vazhdon të mos jetë as për së afërmi realizimit final, dhe dihet se punët janë tejzgjatur për vite me radhë pa ndonjë progres të madh. 

Megjithatë, gjatë javëve të fundit intensiteti është rritur paksa, ku shihen më shumë punëtorë të angazhuar, shkruan Gazeta Olle.

Gjatë ditës së sotme, kemi qenë qenë prezent në stadium për të përcjellur ritmin e punimeve. Pjesa qëndrore e tribunës, ku për vite të tëra “Intelektualët” dhe “Skifterat” kanë dhuruar spektakël, do të ngritet së shpejti, ku vërehet se për momentin po punohet më shumë në atë sektor.

Ju sjellim disa foto nga punimet e fundit. /Gazeta Olle/