Po punohet me ritëm të shpejtë, kompleksi sportiv i Partizanit merr formë (FOTO)

Po punohet me ritëm të shpejtë në kompleksin sportiv të Partizanit.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, skuadra shqiptare ka njoftuar për gjendjen momentale të stadiumit, ku po punohet në tribunën qëndrore, shkruan Gazeta Olle.

Kompleksi është duke u ndërtuar në periferi të kryeqytetit, afër Tufinës. Ecurinë e punimeve ditën e sotme e ka ndjekur edhe presidenti Gazmend Demi.

Ditët në vijim nis shtrimi i fushës dhe montimi i ulëseve të stadiumit.

NJOFTIMI I FAQES ZYRTARE TË KLUBIT:

KOMPLEKSI SPORTIV I PARTIZANIT

PRESIDENTI DEMI NDJEK NGA AFËR ECURINË E PUNIMEVE

Akademia dhe stadiumi FK Partizani po marrin formë

Në tribunën qëndrore kanë përfunduar plotesish sistemet e koindicionimit, sistemet hidrosaitare, sistemet elektrike dhe vetratat e duraluminit

Ditët në vijim nis shtrimi i fushës dhe montimi i ulëseve të stadiumit

Ecuria e punimeve po vijon me ritme shumë të shpejta jo vetëm për stadiumin, por edhe në ambjentet e tjera që do të vihen në funksion të Akademisë së Partizanit, fushat stërvitore, hoteli, zyrat e administratës!

Të gjitha ambjentet funksionale të stadiumit janë konform standarteve të UEFA-s

/Gazeta Olle/

Ultimatum 5 ditor ndaj UEFA-s, një tjetër fitore e themeluesve të Superligës Evropiane!

Lewandowski, merr “Këpucën e Artë” për sezonin 2020/21