Batatina komentoi edhe ndeshjen me Gjilanin të zhvilluar në Merdare, e cila u mbyll me barazim pa gola, shkruan Gazeta Olle.
Ai tha se skudra e Llapit kishte kërkuar më shumë fitoren dhe se Gjilani kishte shkuar në Merdare për tu mbrojtur.
Megjithatë, Batatina kishte fjalë të mira për formën e kuqebardhëve, duke theksuar njeriun më meritor për suksesin e tyre, i cili sipas tij është Gerhard Progni.
“Te Gjilani është një fat i madh që kanë një Progn aty dhe Progni kur skuadra nuk po ec, ai po zhbllokon gjithçka, dhe mendoj se ky është më meritori që Gjilani është në këtë pozitë tabelare”, tha Batatina.
/Gazeta Olle/