Po i sjellë Kosovës medalje, Sadiku tregon se si nuk kaloi vitin në UP

Boksierja shqiptare Donjeta Sadiku ka arritur ta fitojë medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik që u mbajt në Antalia të Turqisë duke e prezantuar kështu Kosovën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ky nuk ishte suksesi i vetëm i Kosovës pasi ajo arriti sukses duke fituar edhe disa medalje të tjera, shkruan Zëri.info.

E para në ring në kategorinë 64 kilogramë u paraqit Donjeta Sadiku e cila luftoi kundër boksieres vendore të Turqisë, fituese e medaljes se bronztë në kampionatin botëror Sema Caliskan.

Donjeta tregoi formë të mirë dhe fitojë duke dëshmuar kështu se është e gatshme për kualifikimet për Lojërat Olimpike 2020.

Në një rrëfim mbrëmë në emisionin ‘Sports Show’, ka treguar një gjë të pazakonshme që i ka ndodhur asaj derisa ishte në Lojërat Olimpike Evropiane në Rusi.

“Jam studente në UP e Edukatës Fizike. Kur kam qenë në Lojërat Olimpike Evropiane, nuk kam mundur të vie në Rusi për të hyrë në provime, kështu që shumica e profesorëve nuk më kanë kuptuar”, ka thënë fillimisht Donjeta, përcjell Zëri.info.

“Kështu që e kam humbur vitin për këtë arsye. Disa nga profesorët më kanë përkrahur, por edhe nuk më kanë kuptuar”, tregoi më tej ajo.

Kur u pyet se si i janë përgjigjur profesorët kur ajo iu kërkoi ta kuptonin, Donjeta tha ta i dhanë vetëm përgjigjje të tilla: “Çka kam fituar unë”.