Po i dridhet karrika

Deri pak kohë më parë, flitej për rinovimin e kontratës e Rudi Garcias deri në vitin 2018, por tashmë që Roma rrezikon të humbasë edhe vendin e dytë në Serinë A, francezi rrezikon ta mbyll aventurën me verdhekuqtë në përfundim të këtij sezoni.

Miti i Romës së madhe ra shumë shpejt. Lëkundjet e para i ndien me eliminimin e parakohshëm nga Kupa e Italisë, më pas erdhi dështim që në fazën e grupeve të Championsit, ndërsa në javët e fundit formacioni i Garcias jo vetëm që nuk e ruajti hapin e Juventusit kryesues, por ndjen dihatjen e Napolit që ka vetëm tri pikë më pak.

Pavarësisht deklaratave të drejtor Sportiv Sabattini, marrëdhëniet mes dretuesve dhe Garcias nuk mund të konsiderohen më solide. Në rast dështimi ne Fejnordin në Europa League dhe ndaj Juventusit në kampionat, situata mund të precipitojë shumë shpejt.

Sigurisht që nuk mund të flitet për një një shkarkim të menjëhershëm, por do të rriteshin shanset e një divorci në përfundim të sezonit.

Shoqëria verdhekuqe nuk është e bindur me mënyrën sesi po e meaxhon skuadrën francezi, që sipas mediave italiane ndihet i lodhur nga kritikat e shumta, edhe pse 51-vjecari mësohet se i ka thënë një grupi Ultras të Romës së dëshiron të qëndrojë gjatë në Trigoria. Por është e qartë se vendimi në fund të sezonit do të merret në bazë të rezultateve.