Plzeni merr fitore të vështirë ndaj Dinamo Zagrebit, avancon në grup me pikë maksimale

Viktoria Plzeni është skuadra e parë që ka avancuar nga faza grupore e Ligës së Konferencës në Grupin C, ku është edhe Ballkani. 

Plzeni ka moshtur Dinamon e Zagrebit me rezultatin minimal, 1:0.

Skuadra e madhe çeke gjendet në vendin e parë pasi ka katër fitore në po aq ndeshje të zhvilluara dhe ka grumbulluar 12 pikë.

Në vendin e dytë e të tretë janë Astana dhe Ballkani me nga katër pikë, kurse Dinamo e Zagrebit në vendin e fundit me tri pikë.

Sulmuesi Tomas Chory  shënoi golin e fitores nga penalltia në minutën e 35-të.

Ballkani pret Plzenin në stadiumin “Fadil Vokrri” më 30 nëntor, ndërsa Dinamo e Zagrebit do të luajë në udhëtim tek Astana. /Gazeta Olle/

“Goli në finale të Kampionatit Botëror”, Messi dhe Zidane ‘thumbojnë’ Ronaldon

“Nuk ia dinim as emrat njëri tjetrit” – Samir Ujkani flet për ndeshjen e parë me Kosovën dhe zbulon prapaskenat se si kaloi nga Shqipëria te Dardanët