Plzen – Ballkani, baras pas 45 minutave të parë

Ndeshja mes Viktoria Plzenit dhe Ballkanit pas 45 minutash ishte e fortë me gjysmë raste nga të dyja palët.

Duele të forta dhe një Ballkan që nuk lëshon asnjë centimetër u pa në këtë pjesë të parë.

Vendasit kishin më shumë nga loja me top, ndërsa Ballkani ishte më i mirë ën kundërsulme, ku ka mundur lehtë edhe të shënonte.

Në dy kundërsulme Nazmi Gripshi dhe Albin Berisha u vonuan që të godisnin portën.
Ballkani pritet të mos ndryshojë as në pjesën e dytë pasi skuadra luajti shumë mirë.

Lukaki në top formë, Roma merr fitore në udhëtim

Kombëtarja e Kosovës grumbullohet në Plovdiv për ndeshjen e parë në Ligën e Kombeve